Dokumenti Ligjor
Kushtet dhe termat e shërbimeve tona.
Kjo marrëveshje lidhet ndërmjet Hospitality Services & Consulting (HSC), e regjistruar në Shqipëri, dhe pronarit/pronares së pronës (Klienti).
Në marrëveshjen e nënshkruar specifikohen: emri dhe adresa e pronës, numri i dhomave të gjumit, numri i banjove, prania e ballkonit/verandës, prania e pishinës, dhe sipërfaqja totale në m². Këto të dhëna janë të domosdoshme pasi përcaktojnë paketën e pastrimit dhe koston e shërbimeve sipas listës zyrtare të çmimeve: <50m², 50–90m², ose >91m². Klienti garanton saktsinë e të dhënave të pronës në momentin e nënshkrimit.
Lista e plotë e çmimeve është e disponueshme në faqen tonë të Çmimeve 2027. Kushtet e pagesës janë: pagesa kryhet pas përfundimit të shërbimit, brenda jo më shumë se tre (3) ditësh nga data e faturës. Çmimet janë në Lek Shqiptar; kursi i këmbimit për pagesa në Euro varion sipas kursit ditor të këmbimit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Mënyrat e pranuara të pagesës: Cash, Transfertë Bankare, ose Western Union. Komisionet e transfertës bankare paguhen nga dërguesi. Në rast vonese pagese mbi 3 ditë, HSC rezervon të drejtën e pezëllimit të shërbimeve deri në kryerjen e pagesës.
HSC merr përsër të: (a) kryejë shërbimet e rëna dakort me kujdes profesional dhe brenda afateve të komunikuara; (b) njoftojë Klientin mënjehër për çdo problem, dëmtim ose situtatë të pazakontë të vrejtur në pronë gjatë kryerjes së shërbimit; (c) ruajë konfidencialitetin e plotë të informacionit të Klientit dhe të mysafirëve; (d) sigurojmë staf të kualifikuar dhe të besuar për tërheqjen dhe dorëzimin e çelave të pronës; (e) ofrojë raport gjendjeje/mirëmbajtjeje pas çdo check-out; (f) kontrollojë vlerësimet (reviews) në platformat online dhe njoftojë Klientin për çdo këment negativ; (g) menaxhojë channel manager dhe rezervimet në rast të përfshirjes në paketën Full Management.
Klienti merr përsër të: (a) sigurojmë akses të plotë në pronë për HSC-në për kryerjen e shërbimeve të rëna dakort; (b) sigurojmë detergjentët e nevojshëm për pastrimin (përveç rasteve kur bie dakort ndryshe me shkrim); (c) jepë informacion të saktë mbi tipologjinë dhe sipërfaqen e pronës në momentin e nënshkrimit; (d) kryenë pagesat në afatin e përcaktuar (brenda 3 ditësh nga fatura), në njënë nga format: Cash, Transfertë Bankare ose Western Union; (e) njoftojmë HSC-në të pakën 24 orë para për çdo ndryshim ose anulim të shërbimit të planifikuar; (f) nuk përfshijmë HSC-në në mosmarrëveshje me mysafirët lidhur me çëlstjet e pronës ose rezervimet.
Marrëveshja hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe vazhdon deri sa të zgjidhet nga njëra prej palve. Secila palë mund ta zgjidhmë marrëveshjen nëpormjet njoftimit me shkrim me 7 ditë kalendarike paraprake. Në rast të shkeljes së rëndë të kushteve nga pala tjetër, zgjidhja mund të bëhet mënjehër pa kërkoër afat. Shërbimet e kryera deri në datën e zgjidhjes faturohen dhe paguhen sipas kushteve të kësaj marrëveshjes. Në rast anulimi të shërbimit nga Klienti pa njoftim paraprak 24-orësh, HSC rezervon të drejtën e faturimit të 50% të vlerës së shërbimit të anuluar.
HSC nuk mban përgjegjësi për: dëme të shkaktuara nga forca madhore (termet, përmbytje, nderprerje rryme etj.); keqpërdorim i pronës nga mysafirët; apo kushte paraekzistuese të pronës të pahyrë në dukje gjatë shërbimit dhe të papërmendur nga Klienti në momentin e nënshkrimit. Çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga kjo marrëveshje do të zgjidhet nëpormjet negociatave ndërmjet palve; në rast dënshtimi, kompetent është gjykata e Sarandës sipas legjislacionit shqiptar. Kjo marrëveshje përbën marrëveshjen e plotë ndërmjet palve dhe zevendëson çdo marrëveshje paraprake gojore apo me shkrim. Çdo ndërryshim duhet të bëhet me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dy palët. Shkarkoni, plotesoni dhe firmosni versionin PDF të marrëveshjes nga butoni më lart.